Botë

Pence: Turqia të lirojë pastorin, ose e presin sanksione

26.07.2018 19:05

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vendosin sanksione Turqisë...

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vendosin sanksione Turqisë, nëse nuk lirohet pastori amerikan i cili është burgosur nën akuzat për terrorizëm dhe spiunazh.

Pence tha se nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar Andrew Craig Brunson, "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të ashpra ekonomike për Turqinë".

Brunson, 50 vjeç, pastor i kishës protestante, nga Karolina e Veriut, është liruar nga burgu në arrest shtëpiak pas një viti e gjysmë.

Brunson, është liruar në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti, Donald Trump, ka kërkuar lirimin e pastorit disa herë, duke theksuar se paraburgimi i pastorit ishte "një turp".