Botë

IN MEMORIAM

26.07.2018 19:24

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi...

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundjeve të rëndë nga e cila po vuante sëfundmi.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Ai është quajtur “Nelson Mandela” i Europës.

Pas njëftimit për vjekjen e Demaçit, kuvendi I Kosovës ka mbajtur një minut heshtje dhe ka ndërprerë punimet e sotme.