Hahn, negociatat me RM-në nisin vitin e ardhshëm

27.07.2018 12:35

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han thotë se “është i bindur” se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë...

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han thotë se “është i bindur” se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Në intervistën, për “Politiko Evropa”.Han mes tjerash sqaron se me dy vendet është nisur punë përgatitore që i paraprinë hapjes së negociatave me BE-në.

“Kjo është punë e kompletuar dhe shpresoj se do të mund të përfundojmë për një vit deri 14 muaj. Qëllimi është të merret dritë e gjelbër nga të gjitha shtetet anëtare në mesin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Han duke rikujtuar në agjendën e Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2019 në fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, kur vendet anëtare duhet të japin dritë të gjelbër nëse kushtet e vendosura janë përmbushur.

Për Maqedoninë ato kushte i referohen reformës në shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe krimin e lartë. Eurokomisari rikujton se qytetarët e Ballkanit Perëndimor “kanë të drejtë të bëhen qytetarë të BE-së” dhe se BE “përballet me përzgjedhjen nëse do të eksportohet stabilitetit në rajon apo të importohet jo stabilitet në BE”.