Maqedoni
BFI respekton ligjin për në Haxh
05.08.2014 18:18
Bashkësia Fetare Islame në mënyre transparente dhe në përputhshmëri me ligjin organizon udhëtimin e haxhilerëve në vendet e shenjta të Arabisë Saudite...

Bashkësia Fetare Islame në mënyre transparente dhe në përputhshmëri me ligjin organizon udhëtimin e haxhilerëve në vendet e shenjta të Arabisë Saudite.
Kështu u shpreh sekretari I Bashkësisë Fetare Islame Afrim Tahiri në lidhje me akuzat e e DASH-it drejtuar BFI së për keqpërdorim dhe pasurim të padrejtë të BFI-së me 400 euro për cdo aplikim vize për haxhxh. Sekretari i BFI-së Tahiri theksoi se nuk paguhen vizat por paguhen shëbimet që BFI iofron gjatë udhëtimit në Haxhxh.
“Këtu nuk paguhen vizat por paguhen shëbimet që ua bëjmë neve besimtarëve tanë , puna e organizimit të haxhit kërkon organizim të madh gjat gjith vitit .BFI në mënyrë të vazhdueshme është në kontakt me organet apo institucionet me organet e Arabisë Saudite me të cilat pati nënshkruar edhe memorandum të bashkëpunimit.Haxhin Bashkësia Fetare Islame e Organizon në përputhshmëri të plotë mbi pozitën juridike të bashkësive fetare,” ka deklaruar sekretari i BFI-se Afrim Tahiri.
Sekretari Tahiri njëherit akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë që edhe përkundër donacionit falas të vaksinave nga BFI e Turqisë ,Mnistria e Shëndetësisë në mënyrë të paligjshme detyron BFI-në të paguaj nga 50 euro cdo vaksinimin.
“BFI për vaksinimin e haxhinjve vaksinat I siguron me donacion nga Bashkësia Islame e Republikës së Turqisë , ato I dhurohen Ministrisë së Shëndetësisë këtu në vendin tonë për të njëjtat vaksina për cdo haxhi BFI është e dtyruar të paguan nga 50 euro ,zakonisht ne marrim një sasi më të madhe të vaksinave dhe ato I mbeten fondit të Ministrisë së Shëndetësisë,” ka shtuar me tej sekretari iBFI-se Afrim Tahiri.
Departamenti Amerikan i Shtetit ditë më parë në Raportin e shpallur vjetor për liritë dhe të drejtat fetare , mes tjerash ka shkruar edhe për përfitimet e BFI-së si rezultat i lidhjeve të afërta me Qeverinë, por pjesa më shqetësuese e cila doli në pah nga ky raport ishte tendenca e partisë maqedonase në pushtet për politizimin dhe mbështetjen më të madhe ndaj fesë ortodokse karshi feve të tjera në Maqedoni.
ZEJXHANE OSMANI
