Rritja e nivelit të lumenjve, liqeni i Ohrit dhe Prespës në kuadër të mesatares

27.07.2018 13:49

Rritje të nivelit të lumenjve në raport me mesataren për muajin korrik shënon sot lumi Vardar në Jegunoc....

Rritje të nivelit të lumenjve në raport me mesataren për muajin korrik shënon sot lumi Vardar në Jegunoc, në "Zajçev rid" në Shkup, në Veles, Demir Kapi, në Treskë në Makedonski Brod, në Pçinjë te Banjat e Katllanovës, si dhe i Bregallnicës në Berovë dhe Shtip dhe i Cërna Rekës në Novaci.

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se ulje të nivelit të ujit ka në "Kriva reka" të Kriva Pallankës dhe Drinin e Zi në Llozhan.

Nivelet e ujit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe sipas matjeve të sotme, janë në kuadër të mesatares. Rritje minimale ka në nivelin e ujit në liqenin e Dojranit.