Derkoski, puna e parë e KSHZ-së përgaditjet për referendum

27.07.2018 15:00

Kryetari i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski....

Kryetari i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski thotë se aktivitetet e para të Komisionit do të jenë konstituimi i tij, e më pas edhe zbatimi i referendumit për emrin, i cili do të organizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.   

"Që të konstituohet KSHZ-ja duhet të thirret mbledhja konstituive dhe më pas pas sjelljes së vendimit për referendum në kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të fillojmë me aktivitetet përgaditore për referendumin, ashtu siç parashihet me ligjin për referendum dhe nismat tjera qytetare bazuar në nenin 31 dhe 32, si obligime të parapara për KSHZ-në. Ka afate të cilat domosdoshmërisht duhet të respektohen, periudha është e shkurtër prandaj do të kemi aktivitete intensive” – tha kryetari i ri i KSHZ-së,  Oliver Derkoski.

DERKOSKI, PUNA E KSHZ-SË E NDARË NGA QËNDRIMET E PARTIVE
Lidhur me aktivitetet e referendumit, Derkoski thotë se në pajtim me Ligjin për referendum, propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duhet ta sjellë vendimin për referendumin, që më pas, në mënyrë operative, KSHZ, në pajtim me nenin 31 të Ligjit për referendum, t’i ndërmarrë kompetencat e veta rreth organizimit dhe prëgatitjeve teknike të vetë referendumit, përkatësisht zbatimit të vendimit.

Derkoski njëherit thekson se pa marrë parasyshë se çfarë qëndrimesh do të vijnë nga partitë politike për referendumin, ai dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së janë anëtarë të organit shtetëror i cili ka detyra të caktuara, kompetenca dhe obligime.                                                                                                

"KSHZ-ja është organ shtetëror që duhet të kujdeset për realizimin e aktiviteteve në përputhje me rregullativën positive ligjore dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, qëndrimet e njërës apo pales tjetër nuk duhet ti interesojnë këtij organi shtetëror, pasi KSHZ duhet të kujdeset vetëm për ligjet dhe kryerjen e obligimeve të saja” – u shpreh  kryetari i ri i KSHZ-së,  Oliver Derkoski.

ELEZI, NGA REFERENDUMI VARET INTEGRIMI NË BE DHE NATO

Edhe profesori universitar Zimri Elezi, pret që së shpejti të mbahet séance konstituive e KSHZ-së dhe të nisin përgaditjet për mbajtjen e referendumit, nga i cili mvaren integrimet.                                                                                                               

“Referendumi do të mbahet dhe meqë ka të bëjë me çështjen e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike çështja e klauzulës së referendumit më tepër do të jetë e karakterit të integrimit të Maqedonisë në strukturat euro atlantike. Do të ketë mosmarrveshje dhe obstrukrsione të llojeve më të ndryshme por mendoj se nuk do të ketë prolongime pasi amrrveshja Maqedoni-Greqi është shum decide e afatizuar dhe ajo me pëpikmëri duhet të realizohet. Nëse eventualisht vjen deri te ndonjë prolongim marrëveshja do të jetë inegzistente dhe komplikohet edhe më tepër situate, por mendoj se nuk do të ketë prolongime dhe kjo çështje do të ecë siç është projektuar nga BE dhe SHBA-të” – deklaroi profesori universitar, Zimri Elezi.                                                                                                   

Ndryshe Seanca plenare në të cilën do të jepen deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, do të të mbahet të hënën në ora 10:00, pas anulimit të sotëm për shkak të udhëtimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në Prishtinë për të marr pjesë në seancën komemorative në Kuvendin e Kosovës, me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. (Florije Beluli - Kamberi, TVM2)