Maqedoni

Politikanët i pret një vjeshtë e nxehtë

05.08.2014 18:21

Pas kalimit të një vere të vakët politikish, analistët presin një vjeshtë te nxehtë...

Pas kalimit të një vere të vakët politikish, analistët presin një vjeshtë te nxehtë.
 
Mungesa e dialogut politik dhe bojktoti i opozitës janë njëri problem, por hapja e kushtetutës pa asnjë ndërhyrje në cështjet që prekin marrëdhëniet ndëretnik tregon edhe mungesën e kohezionit brenda partnerëve të koalicionit qeveritar.
 
Sipas analistit Ibrahim Mehmeti shqetësues është fakti që me propozim ndryshimet nuk parashihet as mënyra e zgjedhjes së presidentit të shtetit, për të cilën partneri shqiptar në qeveri bëri fushatë gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.
 
“Nuk përmednet aspak cështja e zgjedhjes së kryetarit të shtetit që ishte një temë jashtëzakonisht e rëndësishme. Është e qartë se vetë raportet në koqalicionin qeveritar edhepse pretendojnë të jenë harmonike kur vjen deri te cështje delikate sidomos ata që kanë të bjënë me temat që prekin karakterin etnik të shtetit përnjëherësh zbehen dhe shohim se këtu nuk kemi një disponim të domosdoshëm për funksionim normal të shtetit,” thotë për TVM2 analisti Ibrahim Mehmeti.
 
Edhepse skeptik për një debat gjithpërfshirës dhe cilësor , Mehmeti pret një përgjigje nga zyrtarët për ndryshimet e propozuara dhe anashkalimin e cështjeve të diskutueshme që nga Marrëveshja e Ohrit.
 
“Mbetet që ky debat, pa marrë parasysh se si do zhvillohet, sëpaku t’i jap disa nga përgjigjet nga aktorët kryesor të cilët kanë mundësi të drejtëpërdrejtë që të japing përgjigje në dilemat që lidhen qoftë me rregullimin e shtetit nga aspekti multietnik, qoftë zgjedhja e kryetarit, qoftë përdorimi i gjuhës, qoftë përbërja e institucioneve dhe mënyra e komponimit të strukturave vendimmarrëse në këto institucione”, shton Mehmeti.
 
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ribalanci i buxhetit, të paralajmëruara për në shtator, pa opozitën, sigurisht se do të shënohen në Raportin e progresit të KE për Maqedoninë.
 
Një kthim pas në procesin eurointegrues mund të luhas edhe marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, nëse marrim parasysh qëndrimin e partisë shqiptare në pushtet gjatë formimit të qeverisë se mund të kërkojë sërish zgjedhje të parakohëshme parlamentare nëse vendi nuk anëtarësohet në NATO në Samitin e radhës së aleancës dhe nëse nuk hapëron përpara në procesin integrues për në Bashkimin Evropian.    
 
SHPËTIM  NUREDINI