Hapja e shtëpive të vogla grupore, deinstitucionalizmi së shpejti edhe për të rriturit

27.07.2018 16:54

25 fëmijë nga Institucioni publik për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukativo sociale....

25 fëmijë nga Institucioni publik për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukativo sociale ”25 maji”, tani e tutje do të jetojnë në tre shtëpitë e vogla grupore, që u hapën në kuadër të procesit të deinstitucionalizimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it.

Ministrja e Punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, po ashtu theksoi se janë punësuar 18 persona për të punuar me këta fëmijë.

“Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë mundësi të barabarta, kushte humane dhe dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të vendosur në institucione. Ne presim shumë nga këta fëmijë që të kenë suksese në të ardhmen”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Begjamin Pers, theksoi se deinstitucionalizmi është zgjidhje e përhershme për fëmijët, por gjithashtu do të zbatohet edhe për të rriturit. 

“Për fat të keq, gjithmonë do të ketë situata kur nuk është e mundur, nuk është e sigurt, ose nuk është në interesin më të mirë të fëmijës për të jetuar me familjen biologjike. Kujdesi për një familje kujdestare është alternativa më e mirë për një institucion të madh, por mjedisi i familjes mund të merret edhe në një shtëpi të vogël të grupit ku fëmijët marrin ndjenjën e përkatësisë, stabilitetit dhe mbështetjes që kanë nevojë”,- tha përfaqësuesi i UNICEF-it, Begjamin Perks.

Ai po ashtu theksoi se agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend janë të përkushtuar për të mbështetur deinstitucionalizimin për të gjithë fëmijët dhe të rriturit që jetojnë në institucione për të gëzuar të drejtën e tyre për një jetë dinjitoze. (Rejhane Metaj – Bushi, TVM2)