Shekerinska: Financimi i partive politike i jep fund kontrollit të biznesit ndaj partive
Financimi i shtuar i partive politike nga buxheti është bërë me qëllim që t’i jepet fund kontrollit të biznesit ndaj partive.....

Financimi i shtuar i partive politike nga buxheti është bërë me qëllim që t’i jepet fund kontrollit të biznesit ndaj partive, ka shpjeguar zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska. Sipas saj, kjo do të ulë korrupsionin, pasi njëkohësisht do të ulen edhe donacionet private.
“Leksionin që mësuam gjatë krizës politike është se financimi i partive politike nga burime të fshehta dhe jopublike ka rritur korrupsionin. Kjo shpeshherë është keqpërdorur si arsyetim për korrupsionin personal. Në ligj janë parashikuar dy gjëra: njëra, rritje të financave nga buxheti për fushatat dhe partitë politike, por edhe zvogëlim të parave të cilat partitë mund t’i marrin nga donues privatë, që t’i bëjmë partitë më të pavarura nga interesat e biznesit”,- theksoi zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska.
Shekerinska ka theksuar se propozimi i LSDM-së fillimisht ka qenë edhe shkurtim serioz i shpenzimeve si dhe ndalesa për reklamim të partive nëpër media sikurse televizionet, gjë për të cilën edhe kanë.
“Konsideruam se kjo nuk është fer as për sektorin mediatik, pasi që edhe një pjesë e mediave financohen gjatë fushatave dhe mund të sigurojnë funksionimin e tyre më të lehtë. Jemi munduar që të gjejmë zgjidhje e cila nuk do të rrezikonte shtetin dhe buxhetin”,- tha zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska.
Ministrja Shekerinska ka pohuar se me ndryshimet në ligj ndryshohen edhe obligimet e partive. Ato në forma të ndryshme do të duhet të japin llogari për shpenzimet, ndërkaq nga përgjegjësia nuk do ikë as shteti që do të japë paratë. (Meral Ismaili, TVM2)
