Prishtinë, Bekteshi kërkon heqjen e taksës prej 30%
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, po qëndron në Kosovë....

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, po qëndron në Kosovë, ku nga homologu i tij, Bajram Hasani, ka kërkuar heqje të tatimit doganor të prodhimeve bujqësore të cilat nuk u përfshinë në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të larguar tarifën doganore vetëm për një pjesë të prodhimeve bujqësore, nuk ka qenë i mjaftueshëm për Maqedoninë. Ministri Bekteshi para palës kosovare ka paraqitur të gjitha argumentet me të cilat shpreson se Prishtina do të reflektojë dhe në afat sa më të shkurt ta tërheq këtë masë.
Siç bëhet e ditur nga kabineti i ministrit Bekteshi, ka marrë garanci nga ana e homologut të tij se vërejtjet e tij do të merren në konsideratë dhe duke pasur parasysh faktin se ajo është një vendim i qeverisë në seancën e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të prezantohen argumentet e tij dhe do të kërkohet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme. Kosova tërhoqi tarifën prej 30 për qind për një pjesë të produkteve,por jo edhe për domatet, specat, mollët, dardhat, kumbullat, mјеdrat dhe rrushin.
Qeveria e Maqedonisë ende shpreson në arritjen e një marrëveshjeje që të mos vendos kundërmasa për prodhimet e Kosovës.
