Putin fton presidentin Trump të vizitojë Moskën

27.07.2018 19:20

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ftuar për vizitë në Moskë....

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ftuar për vizitë në Moskë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Putin tha se ai dhe Trump janë të gatshëm të takohen në samitet e ardhshme. Gjithashtu, presidenti rus tha se bisedat telefonike në mes të Moskës dhe ShBA-ve nuk ishin të mjaftueshme.

Putin tha se duhet të takohet me Trump për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit dhe konfliktet globale. Putin dhe Trump u takuan në Helsinki më 16 korrik 2018, por Trump në Shtetet e Bashkuara u përball me kritika të mëdha nga republikanët dhe demokratët, të cilët thanë se ai kishte marrë anën e Rusisë në vend të ShBA-ve.