Tsipras: Marrë përgjegjësinë për tragjedinë me zjarret
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se e merr përgjegjësinë e plotë politike për zjarrin shkatërrues....

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se e merr përgjegjësinë e plotë politike për zjarrin shkatërrues që ka vrarë të paktën 87 persona në Atika pranë Athinës. “Marrë përgjegjësinë e plotë politike për këtë tragjedi, para kabinetit tim dhe popullit grek. Qeveria greke ka një plan kombëtar për të trajtuar shkeljet në ndërtime”, tha ai, duke shtuar se ka indikacione se zjarri ishte vënë nga dikush. Edhe zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska, ka thënë se zjarri ishte i qëllimshëm.
"Nuk ka vetëm indikacione, por edhe shenja për zjarrvënie", tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje.
Përveç 87 të vdekur kërkimet vazhdojnë kërkimet edhe për rreth 30 të tjerë të zhdukur. Të gjitha zjarret që kanë paraqitur kërcënim për komunitetet e banueshme janë shuar, thanë autoritetet.
Aeroplanët zjarrfikës dhe fuqia punëtore nga Italia, Spanja, Qiproja dhe Rumania ndihmuan në zbutjen e flakëve.
