Botë

Miniatis: Disa nga viktimat e zjarrit mund të mos identifikoh kurr

28.07.2018 12:37

Disa nga viktimat e tragjedisë nga zjarri në Mati të Greqisë nuk do të mund të identifikohen kurrë...

Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Penelope Miniatis në një intervistë për mediat greke.

Ndonëse familjarëve të të zhdukurve u janë kërkuar ADN-të, ky proces është shumë i vështirë sipas Miniatis, pasi disa prej viktimave janë shkrumbuar.

Miniatis gjithashtu theksoi se ky shërbim ka marrë përsipër edhe mbështetjen psikologjike të të afërmeve të viktimave, gjendja e të cilëve është tejet e vështirë, shkruan ‘Protothema’.

Ndryshe numri i viktimave në greqi është ngritur në 88 pasiqë ka ndrruar jetë edhe një nga të lënduarit. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet edhe për rreth 30 të zhdukur.