Botë

Në zjarret në Kaliforni u djegën rreth 500 ndërtesa, 5.000 janë nën kërcënim

28.07.2018 14:00

Të paktën 500 ndërtesa janë djegur në zjarret e mëdha pyjore në pjesën veriore të shtetit federal amerikan Kalifornia...

Të paktën 500 ndërtesa janë djegur në zjarret e mëdha pyjore në pjesën veriore të shtetit federal amerikan Kalifornia, ndërsa 5.000 janë nën kërcënim, njoftoi Departamenti për mbrojtje nga zjarri i Kalifornisë.
 
Më parë ishte raportuar se zjarret kanë shkatërruar 64 objekte, ndërsa rreth 500 të tjera gjenden në rrezik për tu përfshirë nga zjarri.
 
Një nga zjarrfikësit humbi jetën dje gjatë shuarjes së zjarrit. Siç njoftoi Departamenti për mbrojtje nga zjarri, zjarrfikësit nga qyteti Reding ka humbur jetën gjatë shuarjes së zjarrit në qarkun Shasta.
 
Ai është viktima i dytë në rajonin e Reding, i cili përhapet shpejtë për shkak të motit të thatë dhe erërave të fuqishme. Zjarri shpërtheu të hënën dhe përfshiu sipërfaqe prej 70 milje katrorë (189 kilometra katrorë)./mia