Botë
E mbarë bota e shikoi errësimin e Hënës
28.07.2018 14:36
Njerëzit në mbarë botën mbrëmë e panë errësimin e Hënës apo eklipsin më të gjatë për këtë shekull...

Nga Kepi i Shpresës së mirë deri në Lindjen e Afërt, nga Moska në Sidnei, mijëra njerëz i drejtuan sytë nga yjet për ta vëzhguar Hënën, e cila u errësua para se të bëhet portokalli dhe ngjyrë e kuqe e errët derisa perëndonte.
Errësimi i plotë mund të shihej nga Evropa, Rusia, Afrika dhe Lindja e Afërt, pjesa më e madhe e Azisë dhe Australisë edhe pse në disa vende të caktuara retë e mbulonin Hënën.
Në brigjet e lumit Gang në Indi tempujt ishin të mbyllur para errësimit, ndërsa entuziastët nga Singapori e shikuan këtë fenomen me teleskop.
Mijëra njerëz nga Australia paguan për ndjekjen e errësimit nga Observatori në Sidnei, para se të perëndojë dielli.
Errësimi ndodh kur Hëna futet në hijen e Tokës.
Përveç eklipsit, njerëzit nga e mbarë bota e panë edhe një fenomen, gjegjësisht momentin kur Marsi dhe Toka janë më afër rrugëve të tyre.
Fenomeni i njohur si "Hëna e përgjakur" do të përsëritet në vitin 2123./mia
