Botë
Bombë shpërtheu në afërsi të shkollës obstetrike në Afganistan
28.07.2018 14:53
Në Xhalalabad, kryeqytet i provincës lindore të Afganistanit, Nangarhar, sot shpërtheu bombë në afërsi të shkollës për obstetrikë...

Në Xhalalabad, kryeqytet i provincës lindore të Afganistanit, Nangarhar, sot shpërtheu bombë në afërsi të shkollës për obstetrikë, njoftuan autoritetet e Afganistanit, duke mos bërë të ditur nëse ka viktima.
Atahulah, Kogjani, zëdhënësi i guvernatorit provincial, deklaroi se bëhet fjalë për sulm terrorist dhe se në afërsi të qendrës së qytetit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Zëdhënësi i shërbimit shëndetësor provincial Inamulah Mijakail e ka konfirmuar sulmin.
Askush nga përfaqësuesit zyrtarë nuk ka deklaruar nëse ka viktima.
Deri më tani, askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin, por rebelët talebanë dhe luftëtarët e shtetit islamik janë aktiv në pjesën lidnore të Afganistanit, veçanërisht në Nangarhar./mia
