Botë

Një autobus bie në greminë në Indi, supozohet për 33 të vdekur

28.07.2018 15:24

Një autobus ra në greminë në pjesën perëndimore të Indisë dhe druhet se jetën e kanë humbur 33 persona, njoftoi një përfaqësues zyrtar...

"Autobusi me 34 të punësuar të Fakultetit Bujqësor ka dalë nga rruga malore në rajonin Ragjad, në shtetin Maharashtra, me ç'rast një burrë ka arritur të dalë dhe të ngjitet në rrugë dhe t'i informojë shërbimet e universitetit për incidentin", tha përfaqësuesi i Drejtorisë civile, Vidzhau Surjavanshi.
 
Sipas tij, të punësuarit e fakultetit kanë qenë në piknik privat.
 
Ekipet për shpëtim deri më tani kanë arritur t'i nxjerrin dhjetëra trupa, në kushte shiu.
 
Në rrugët e Indisë në vit vdesin mbi 110.000 persona, ndërsa shkaqet zakonisht janë vozitja e pakujdesshme, rrugët e këqija dhe automjetet e vjetra./mia