Botë

Moskë: Protesta kundër rritjes së moshës së pensionit

28.07.2018 19:39

Dhjetëra mijëra rusë po protestojnë në mbarë vendin, kundër një plani të Qeverisë, për rritjen e moshës së daljes në pension.

Partia Komuniste Ruse është organizatorja kryesore e këtyre protestave. Por, në mesin e pjesëmarrëve ka edhe mbështetës të opozitarit rus, Aleksei Navanly, dhe partive tjera opozitare. 

Në Moskë, organizatorët thanë se mbi 100 mijë persona janë mbledhur për të kundërshtuar këtë plan. Ligji për pensionet parasheh rritjen e moshës deri në 65-vjeç për burra dhe 63 për gra.

Ligji aktual për pesione thotë se burrat në Rusi kur arrijnë moshën 60-vjeçe dalin në pension, ndërkaq gratë përfitojnë pensionin në moshën 55-vjeçe.

Mbi 2,8 milionë persona kanë nënshkruar një penticion online kundër ndryshimit të Ligjit për pensionin.