Botë

Në përmbytjet në Indi të paktën 37 persona e humbën jetën

28.07.2018 20:03

Të paktën 37 persona e humbën jetën këtë javë në përmbytjet e shkaktuara nga shiu në Indinë Veriore...

Zëdhënësi qeveritar Avanish Avasti sot deklaroi se numri më i madh i njerëzve kanë humbur jetën gjatë rrënimit të shtëpive në Agri, qytet në pjesën veriore të Indisë ku gjendet qytetit i famshëm Taxh Mahall.
 
Sipas tij, është dëmtuar edhe muri i jashtëm i kalasë Fatehpur Sikri, e cila daton nga  shekulli 16.
 
Shërbimet meteorologjike parashikuan shi edhe në 48 orët e ardhshme në shtetin më të populluar indian Utar Pradesh./mia