Adoleshjentja palestineze Tamimi lirohet nga burgu izraelit
Ahed Tamimi, e njohur si adoleshentja palestineze, që u filmua duke i dhënë një shuplakë ushtarit izraelit....

Ahed Tamimi, e njohur si adoleshentja palestineze, që u filmua duke i dhënë një shuplakë ushtarit izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat e shtetit hebre, është liruar pas tetë muajsh në burg.
Videoja ku Ahed Tamimi goditi ushtarin jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh vitin e kaluar u bë virale dhe u duartrokit nga e gjithë bota. Për palestinezët ajo u bë simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e shohin atë si një krijuese problemesh që kërkon reklamim. Ajo u priyt me duartrokitje teksa u kthye në qytetin e saj. “Rezistenca do të vazhdojë derisa okupimi të hiqet”, i tha ajo turmës.
Tamimi, atëherë 16 vjeç, u bë heroinë e palestinezëve, pasi incidenti i 15 dhjetorit jashtë shtëpisë së saj, në fshatin Nabi Saleh, u transmetua drejtpërdrejt në Facebook nga nëna e saj dhe bëri xhiron e botës.
Ajo u përball me 12 akuza, duke përfshirë sulmin e rëndë, dhe në mars u deklarua fajtore, duke u dënuar me 8 muaj burg. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit tha se Tamimi ishte larguar nga burgu i Sharonit dhe kishte dalë në Bregun Perëndimor, ku familjarët e saj janë veteranë të protestave kundër një vendbanimi izraelit pranë shtëpisë së tyre.
