Tërmet në Indonezi, të paktën 10 të vdekur dhe 40 të lënduar
Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar....

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm goditi në destinacion turistik në Indonezi, thanë zyrtarët.
Dhjetëra shtëpi gjithashtu janë dëmtuar kur tërmeti 6,4 shkallë të Rihterit goditi ishullin Lombok në Indonezi, tha Sutopo Porwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë për katastrofa. Ai shtoi se numri i viktimave pritet të rritet, duke theskuar se “ende jemi duke mbledhur të dhëna”.
Tërmeti i fuqishëm është përcjell me tërmete më të vegjla. Ishulli Lombok është një destinacion mjaft popullor turisitik dhe gjendet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit Bali.
Indonezia është vend ku ndodhin shumë të tërmete pasi shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, një hark vullkanesh që gjenden në Rripin e Paqësorit.
