Pacolli: Kosova është e vogël s’ka teritor për Serbinë

29.07.2018 15:29

Behgjet Pacolli, thotë se Kosova është e vogël dhe nuk ka teritor për të ndarë me Serbinë.....

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se Kosova është e vogël dhe nuk ka teritor për të ndarë me Serbinë.

Një ndarje e Kosovës si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë. Në një prononcim të tij për Zërin e Amerikës, Pacolli ka thënë po ashtu se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje.

Pacolli ishte në Washington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare, ku ka marr pjesë edhe një delegacion serb.