Tetovë: Me ardhjen e mërgimtarëve dalin në pah rrugët e ngushta dhe mungesa e parkingjeve
Mërgimtarët edhe këtë vit Tetovën e gjetën si vitet e kaluara me kaos në komunikacion....
Mërgimtarët edhe këtë vit Tetovën e gjetën si vitet e kaluara me kaos në komunikacion, rrugë të shkatëruara, si dhe me munges të parkingjeve që vazhdon edhe më tej të jetë një problem kryesor për tetovarët.
Qytetarët e anketuar për TVM2, shprehen se edhe përkundër punimeve që janë bërë në Tetovë, qyteti ka ende nevojë për zgjerim të rrugëve dhe hapjen e vendparkingjeve të reja.
“Shteti është pa kulturë, njerzit janë pa kulturë, me pas kulturë kurrë shteti të bëhët në rregull atëhër gjithë bëhen në rregull, veturat rregullohen” – tha një qytetarë.
“Ne nuk jemi të përgaditurë të presim ato ne tentojmë vetëm ti dënojm ato, jo ti ofrojmë një mirëpritje” – u shpreh një qytetarë tjetër.
“Jo vetëm në kohën kurë vinë mërgimtarët Tetova vite me rradhë vuanë nga mungesa e parkingjeve. Kishte një projektë për parkingje nëntoksore premtime plotë realizime as pakë, është me të vërtetë një problem shumë i madhë” – deklaroi një qytetarë i Tetovës.
Ndërkohë nga komuna e Tetovës, shprehen se edhe këtë vitë oborret e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë janë në shërbim të qytetarëve me qëllim që të evitojn kaosin në komunikacion, por premtojnë se shumë shpejtë do të zgjerojnë parkimin zonal.
“Ne në sezonin verorë kur shkollat e mesme dhe fillore nuk punojnë kemi obliguar ndërmarjen e parkingjeve që të bëjë hapjen e parkingjeve të shkollave me kompensim 0 denar të mërgimtarëve me qëllim që të amortizohet sa do pakë kaosi në komunikacion” – tha zëdhënës i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu.
Sipas të dhënve të Ministrisë së Brendshme, Tetova ka diku 300 vend parkime ndërsa mbi 40.000 makina të regjistruara. (Visar Sadiki, TVM2)
