Tevdovski, për një vit realizuam 72 projekte kapitale

29.07.2018 17:10

Brenda një viti janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna në Maqedoni.....

Brenda një viti janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna në Maqedoni përmes projektit për përmirësimin e kushteve nëpër komuna të cilin e realizon ministria e finansave, thot ministri Dragan Tevdovski.

Ai informoi se bëhet fjalë kryesisht për projekte kapitale si ndërtimi i çerdheve, objekteve të komunave, ndërtimi apo rekonstruimi i rrugëve lokale dhe kanalizimeve. Tevdovski tha se ky projekt qëllimi i të cilit është përmirësimi i kushteve në të gjitha komunat e Maqedonisë do të vazhdon edhe në të ardhmen.

“Mijëra qytetarë vitin e kaluar në Maqedoni morrën shërbime më të mira në komunat e tyre. Nga  korriku i vitit të kaluar kemi realizim të suksesshëm të projektit, ku janë të mbaruara 72 projekte kapitale. Ato janë dhjetëra kilomerta rrugë të reja apo të rekonstreuara, janë ndërtuar apo rekontreuar rrjetet e kanalizimeve, çerdhe, shtëpi të kulturlës, objekte të komunave. Në gjashtë muajtë e ardhshëm do të fillojmë me realizimin e 27 projekteve të reja kapitale në 22 komuna në Maqedoni” – tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.        

MONTOVANELLI, KOMUNAT TË BËHEN TË AFTA QË TË ZHVILLOHEN VETË

Projekti është i mbështetur nga Banka Botërore me fond të përgjnithshëm prej 81.1 miljon euro dhe grant nga fondet IPA nga BE në vlerë prej 14.6 milion euro.                 “Programi ishte i sukseshëm jo vetëm në sigurimin e mjeteve për finansim të projekteve kapitale në nivel lokal, por edhe  në ndërtimin e kapaciteteve lokale. Duam që komunat të bëhen të afta që të zhvillohen vet, të tërheqin investime dhe të krijojnë vende të reja të punës, përmes realizimit të shërbimeve lokale komunale.” – tha Drejtori i Zyrës së BB-së në Shkup, Marko Montovanelli.                                             

BERTOLINI, INTEGRIMI NË BE DO TË RRIS MJETET PËR KOMUNAT 

Maqedonia duhet seriozisht të punojë dhe të përqendrohet për integrimin e saj në BE, pasi mbështetja përmes fondeve për komunat do të rritet.

“Hyrja në BE është detyrë për të gjithë, për qeverinë por edhe për qytetarët dhe komunat. Komunat kanë nevojë për burime të finansave dhe për infrastrukturë. Me këtë program BE jep mbështetje të madhe në 78 prej 81 komunave me infrastrukturë bazë nga ujësjellësi deri te trajtimi me mbeturina, nga shkollat deri te lagjet, nga rrugët lokale deri te qendrat kulturore” – u shpreh Nikolla Bertolini, udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së.

 Çerdhja e re në Zernovci, rrjeti i kanalizimit në Gazi Babë, Pllasnicë, Çeshinovë dhe Sllivnicë, rrugët lokale të ndërtuara apo rekontreuara në më shumë komuna janë disa prej projekteve që janë realizuar me këtë programë theksoi ministri i financave, Dragan Tevdovski. (Ersan  Pajaziti, TVM2)