Legalizohen rreth 100 mijë objekte pa leje
Pothuajse 100.000 familje deri më tani kanë marrë status juridik për ndërtimet e tyre pa leje dhe fletëpronësi........

Deri te komunat aktualisht janë dorëzuar 360.000 kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ndërsa nderi në fillim të këti muaji në Kadastër janë regjistruar 95.656 objekte të legalizuara.
Më së shumti kërkesa për legalizim janë dorëzuar në Shkup, Kumanovë, Prilep dhe Shtip. Megjithatë, institucionet në vazhdimësi po përballen me problem të njejtë, qytetarët nuk bëjnë kërkesë për studimin gjeodezik, pa të cilin nuk mundet të legalizohet objekti.
Afati përfundimtar për ata të cilët deri më tani nuk e kanë legalizuar ndërtimin e tyre ose nuk e kanë kompletuar dokumentacionit është fundi i vitit të ardhshëm deri kur duhet të dorëzohen elaboratet e nevojshme gjeodezike.
Në të kundërtën, kërkesat për legalizim nuk do të merren parasysh, ndërsa ndërtimet pa leje do të largohen. Ndërkohë personat me asistencë sociale do të paguajnë vetëm gjysmën e harxhimeve për studimin gjeodezik, dhe nuk do ta humbin të drejtën e asistencës sociale dhe të ndihmës së përhershme në të holla.
Që të munden ta shfrytëzojnë masën qeveritare qytetarët marrës të asistencës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla do të duhet të sigurojnë vërtetim nga qendrat për punë sociale, ndërsa ata me të ardhura më të ulta deri në 168.000 denarë në vit vërtetim nga Drejtoria për të ardhura publike, ndërsa pastaj munden që në repartet rajonale të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të dorëzojnë kërkesë për elaborat falas për legalizim.
Edhe krahas mundësisë për legalizim, që filloi para tre viteve, institucionet në terren ende po regjistrojnë ndërtime të reja pa leje. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në territorin e Maqedonisë vitin e kaluar janë regjistruar 1.275 objekte të ndërtuara pa leje, perj tyre 484 janë ndërtuar në Shkup.
98.3 për qind i objekteve të ndërtuara pa leje janë në pronësi private. Afati përfundimtar për rrumbullakësim të procesit për legalizim është shtatori i vitit 2017. (Sanie Kasami, TVM2)
