Eko-aktivistët, largoni eskavatorët nga vodno, Qeveria: Gazsjellësi është projekt tipik ekologjik

29.07.2018 17:52

Eko-aktivistët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit që duhet të kalojë përmes Vodnos....

Eko-aktivistët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit që duhet të kalojë përmes Vodnos dhe të vazhdojë për në Tetovë dhe Gostivar, kanë kërkaur ndërprerjen e punimeve dhe largimin e eskavatorëve nga Vodno.

Nga grupi „E dua Vodnon“ kërkuan të ndërpriten punët ndërtimore që një herë ishin ndërprerë pasi që aktivistët e panë se do të pritet pyll nga zona e mbrojtur. Sipas tyre, duhet bërë studim të ri për ndikimin në mjedisin jetësor, si dhe të përzgjidhet trase e re.

Ata pohojnë se ditëve të fundit janë ngjitur në Vodno dhe kanë parë se ndërtimi ka vazhduar në të njëjtin vend, ndonëse zv.kryeministri Koço Angjushev paralajmëroi ndryshimin e trasesë gjatë shqyrtimit të terrenit muajin e kaluar.

Ndërkohë nga Qeveria informojnë se në rrjedhë janë aktivitetet përgatitore për riprojektimin e trasesë, ndërsa do të ndërtohet vetëm nëpër pjesët në të cilat nuk është parashikuar të ketë pyll.

Nga Qeveria shprehen se përkufizimi i trasesë tërësisht të re për këtë gazsjellës nuk është i mundshëm, meqë kjo do të rezultojë me probleme dhe dëme shumëfish më të mëdha për shtetin dhe për qytetarët. Gazsjellësi është projekt tipik ekologjik i cili do të ketë efekt serioz pozitiv për mjedisin jetësor.

“Definimi i trasesë së re për këtë gazsjellës nuk është i mundshëm, sepse ai do të sjellë disa probleme më të mëdha dhe dëme ndaj shtetit dhe qytetarëve: humbje kohe për realizimin e gazsjellësit, probleme ligjore me tjetërsimin e tokës, humbjen e huas për pagesën e intereseve të mëdha shtesë, vonesë serioze në realizimin e projektit ekologjik-gazsjellësin, dhe me atë nxitjen e më tejme të ngrohjes me dru, në vend me gaz, që e rrezikon mjedisin jetësor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.