VMRO-DPMNE, donatori i LSDM-së fiton tender

29.07.2018 19:25

VMRO DPMNE-ja opozitare ka akuzuar LSDM-në për ndarje tenderësh njerëzve të sajë të afërt.....

VMRO DPMNE-ja opozitare ka akuzuar LSDM-në për ndarje tenderësh njerëzve të sajë të afërt.

Sipas VMRO-së, në mënyrë të jashtë-ligjshme firma kumanovare “Delluks Auto” ka marrë mbi 1,5 milion euro. Së fundi kjo kompani, sipas VMRO-së ka fituar tender nga Regjistri Qendror në vlerë prej 8.3 milion denarë. “Tenderin e ri për furnizimin e automjeteve për nevojat e institucioneve shtetërore e fitoi firma donatore e LSDM-së.

Bëhet fjalë për firmë nga Kumanova Deluks – Auto e cila fitoi tender nga Regjistri Qendror i Maqedonisë në vlerë 8.3 milionë denarë për furnizimin e 11 automjeteve” ka deklaruar Vlladimir Nelloski nga VMRO-DPMNE.

Sipas tij ky është skandali I radhës pas skandaleve në Fondin për Inovacione që u ndau 10.5 milionë euro firmave të funksionarëve të Qeverisë dhe familjarëve të tyre dhe skandali me Ministrinë e Shëndetësisë e cila u ndau 35 milionë euro firmës së afërt me LSDM-në.