Botë

Zjarri në Kaliforni, 6 të vdekur

30.07.2018 10:08

Zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë po bëhet gjithnjë e më i madh...

Zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë po bëhet gjithnjë e më i madh, pavarësisht se mijëra zjarrfikësve luftojnë me të.
 
"Erërat e forta dhe kushtet e thata atmosferike kanë bërë që zjarri të marrë përmasa edhe më të mëdha", thanë zjarrfikësit.
 
Ky është një nga tetë zjarre e mëdha që aktualisht ka përfshirë vendin.
 
Zjarri, në qarkun Shasta në Kaliforni veriore, ka vrarë gjashtë persona deri më tani, duke përfshirë dy fëmijë dhe gjyshërit e tyre.
 
Flakët tashmë kanë djegur më shumë se 48,000 hektarë tokë dhe shkatërroi të paktën 500 ndërtesa.