Botë

Mbi 500 alpinistë janë bllokuar në një vullkan në Indonezi

30.07.2018 10:53

Më shumë se 500 alpinistë janë bllokuar në vullkanin Ringjani në ishullin indonezian Lombok...

Më shumë se 500 alpinistë janë bllokuar në vullkanin Ringjani në ishullin indonezian Lombok, pas tërmetit të fuqishëm i cili dje e përfshiu rajonin, gjatë të cilit humbën jetën  16 persona dhe ishin shkatërruar qindra shtëpi.
 
Tërmeti me intensitet prej 6,4 ballëve ka shkaktuar rrëshqitjen e tokës gjë që e bllokoi rrugën e cila të çon deri te vullkani. 
 
Bëhet fjalë për vullkanin e dytë më të madh në Indonezi i cili është destinacion i njohur malor për shkak të pamjes së shkëlqyer nga maja.
 
Ekipet shpëtimtare indoneziane shfrytëzojnë helikopterë që t'i evakuojnë alpinistët,  por pritet që nxjerrja e tyre të zgjasë së paku deri nesër./mia