Kuvendi, vendim për referendumin në pritje?!
Pritet që kuvendi të shpall mbajtjen e referendumit. A do të shpallet sot referendumi për emrin do të dihet pas takimit të rregullt të sotem të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi...

Pritet që kuvendi të shpall mbajtjen e referendumit. A do të shpallet sot referendumi për emrin do të dihet pas takimit të rregullt të sotem të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupit të deputetëve.
Por që vendimi të mos sillet vetëm me votat e deputetëve të shumicës, po bëhen edhe përpjekjet e fundit mes grupeve të punës për afrimin e qëndrimeve, të cilat duket se tani për tani janë diametralisht të kundërta.
Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski duke refuzuar kategorisht pyetjen e propozuar nga kryemisnitri Zaev, A jeni për anetarësim ne NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen për emrin me Greqinë? ka deklaruar se pyetja e referendumit duhet të jetë e njëkuptimtë.
Ndërsa shefi alternative i diplomacies greke Jorgos Katrugalos, vlerëson se "Me marrëveshjen e Prespës fillon epokë e re në Ballkan".
Ai thote se fuqitë nacionaliste në të dy vendet nuk dëshironin zgjidhje, sepse ushqehen nga kontesti i vazhdueshëm, por qeveria greke është e vendosur ta implementojë të njejtën./mia
