Botë

Ish të punësuarit e universitetit Gazi në Ankara, akuzohen për lidhje me Gjylenin

30.07.2018 12:00

Prokuroria Publike e Ankarasë urdhëroi arrestimin e 19 personave, të cilët më parë ishin të punësuar në universitetin Gazi...

 Prokuroria Publike e Ankarasë urdhëroi arrestimin e 19 personave, të cilët më parë ishin të punësuar  në universitetin Gazi, për shkak të gjoja lidhjeve me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë se është organizator i grusht shtetit të pasuksesshëm në vitin 2016.
 
Sipas agjencisë Anadolia, pjesëtarë të njësisë policore antiterroriste kanë zbatuar operacion kundër grupit dhe deri tani kanë arrestuar 10 persona.
 
Autoritetet turke intensivisht janë në kërkim pas personave për të cilët pohojnë se janë të lidhur me Gjylenin në shumë shtete mbarë botën dhe kërkojnë ekstradimin e tyre në Turqi./mia