Maqedoni

Anëtarët e rinjë të KSHZ-së dhanë betimin solemn, Derkovski: Organizimi i referendumit sipas ligjeve

30.07.2018 12:24

Anëtarët e rinjë të KShZ-së nënshkruan deklaratat solemne për postet e reja të punës të cilat bashkërisht do të duhet të organizojnë referendumin për emrin në vjeshtë....

Para kreut të Kuvendit Talat Xhaferi anëtarët e rinj u betuan se do të punojnë në pajtushëmri me dispozitat ligjore dhe Kushtetutën për ta organizuar referendumin, dhe thanë se nuk do të dështojnë në këtë ide. Kryetari i KShZ-së Oliver Derkovski, premtoi se puna e tyre do të jetë transparente për opinionin.
 
“Ne si KShZ duke respektuar dhe vepruar në bazë të dispozitave ligjore dhe kushtetutën do të bëjmë çmos për të organizuar referendumin për të cilën jemi zgjedhur dhe njëherit do të tentojmë të bëjmë gjithçka që duhet që  puna e KShZ-së të jetë sa më transparente dhe të ketë monitorim mbi punën tonë në KShZ”, tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.
 
Derkovski edhe njëjherë ripërsëriti se aktivitetet e para të përbërjes së re të KShZ-së do të jenë në drejtim të konstituimit të seancës së parë, azhurimin e listës së votuesve, miratimin eventual të nënakteve ligjore dhe mandej organizimin e referendumit. 
 
“Azhurimi i listës së votuesve është aktivitet i përherëshëm i KShZ-së dhe e njëjta është detyrim ligjor, për këtë arsyje mendoj se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të  ardhmen, ndërsa ne në këtë drejtim mund të japim vetëm kontribut shtesë për azhurimin e listës së votuesve për ti tejkaluar dilemat me listën e votuesëve”, tha Derkovski.
 
Përbërja e re e KShZ-së në seancën  plenare e së mërkurës u zgjodh me 100 vota “për”, ndërsa e njëjta u arrit fal dakordimit të liderëve politik në takmin e liderëve. Përbërja e re e KSHZ-së do të jetë me mandate të përkohëshëm gjashtëmujor.
 
Kryetari i KShZ-së Oliver Derkovski  është zgjedhur nga rradhat e VMRO-DPMNE-së, nënkryetarja Dimire Shehu nga BDI, ndërsa anëtarë tjerë në KSHZ- nga VMRO-DPMNE është Elizabeta Postolloska, nga LSDM Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska dhe nga Lëvizja “Besa”, fraksioni i Bilall Kasamit është Enver Saliu.
 
REXHEP QAMILI