Maqedoni

“Aty ku bashkohet edukimi dhe argëtimi”, “Kalliri i Mirësisë” - kamp veror me 50 fëmijë

30.07.2018 13:36

Organizata Humanitare Kalliri I Mirësisë me moton “Aty ku ndërthuret edukimi dhe argëtimi” organizon kamp veror në Shqipëri për 50 fëmijë bonjakë...

Organizatorët shprehen se ky kamp ka për qëllim që fëmijët ti vizitojnë vendet historike të njoftohen me historitë e atij vendi dhe sigurisht të ju mundësohet fëmijëve te shijojnë edhe plazhin. 
 
"Kemi zgjedhur jetimet nga shkolla e mesme që më leht ti kuptojnë këto gjëra të ju japin informacione qe të dinë që janë shqiptar, cili është shteti shqiptar të mirat e atij shteti sa kemi qenë ne kontribues në rajon por edhe në atë botërore .ne ishim shtet formues në perandorin osmane. Krahas asj që janë jetim ne do tël mundohemi që te luajm rolin e prindërit që t’u mësojmë këtyre fëmijëve", tha Hasan Baftjari, përgjegjës i sektorit për edukim dhe arsim i OH Kalliri i Mirësis 
 
"Në mës kësaj do të bëjmë një bashkim për gjeneratat e reja mes argëtimit do të ketë edhe lojra sportive fudboll not dhe të tjera. Mundohemi që ta bëjmë sa me mirë sa më bukur për jetimët që te kenë një knaqësi të vacant si ketu në shkup por edhe në shqipëri", tha Medin Bajrami, përgjegjës i grupit.
 
Fëmijët shprehen të kënaqur dhe shpresojnë se do ja kalojnë për mrekulli. 
 
"Kam qenë edhe herë  të tjera, kam vizituar Turqinë Shqipërinë, Strugën, kemi shëtitur edhe në Maqedoni, kemi kaluar shumë mirë. Gjithashtu kam njoftuar edhe shokë të rinjë", tha Avdyl Sulejmani. 
 
"Për herë të parë shkoj me Kallirin e Mirësisë, shpresoj se do kaloj shumë bukur. Falemenderoj Kallirin që na mundësoi një shetitje të tillë", tha Blerim Gjureci.
 
"Është hera e parë që shkoj me Kallirin e Mirësisë. Shpresoj se do kaloj mirë dhe do të njoftoj dhe shumë shokë", tha Avdulla Aliu.
 
Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” 10 vite me rradhë organizon kampe verore dhe dimërore si për meshkujt ashtu edhe për femrat.  
 
REJAHNE METAJ