Botë
Në Mal të Zi edhe një aksident në det
30.07.2018 14:01
Në një aksident detar që ka ndodhur në Gjirin Boka Kotorska, në afërsi të Lushtices, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar...

Aksidenti ka ndodhur pasi janë përplasur një jaht dhe një varkë me vela, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Siguri Detare Safet Koçan.
Ai shtoi se në vijim është aksioni për shpëtimin e personave të lënduar. Në ekipin e shpëtimit është kyçur edhe një helikopter.
Ky është aksidenti i dytë në det për një javë.
Javën e kaluar në Ulqin kanë humbur jetën nënë e bir, shtetas të Sllovenisë. Aksidenti ka ndodhur kur një "banane" e ngjitur për një skuter, në të cilin ndodheshin katër persona u përplas një një anije e cila transportonte turistë. babai dhe e bija nuk ishin lënduar në aksidentin./mia
