MAQEDONI

Indeksi global i paqes, Maqedonia e 87-ta

06.08.2014 12:58

Maqedonia gjendet në vendin e 87 në indeksin global të paqes të publikuar nga Instituti për ekonomi dhe paqe, që bën radhitjen e vendeve sipas “mungesës së dhunës”......

Maqedonia gjendet në vendin e 87 në indeksin global të paqes të publikuar nga Instituti për ekonomi dhe paqe, që bën radhitjen e vendeve sipas “mungesës së dhunës”.

Ajo është në fund të listës së vendeve të rajonit. Në rajonin tonë më mirë janë të radhitur Sllovenët, të cilët gjenden në vendin e 14, ndërsa para Maqedonisë janë edhe Kroacia në vendin e 26, Serbia në të 52, Kosova në vendin e 64, Shqipëria në të 65. Këtë vit në listë gjenden 162 vende.

Evropa ende është rajoni më i qetë në botë, me 14 vende mes 20 të parave. Siria ka zëvendësuar Afganistanin në vendin e fundit, si vendi më i paqetë në botë.

Sudani Jugorë ka rënie më të madhe të indeksit: ka rënë plot 16 vende dhe tani gjendet në vendin e 160. Nga ana tjetër vende më të qeta në botë janë shpallur Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Në vitet e kaluara bota ka qenë vend më i trazuar, duke marrë parasysh aktivitetet teroriste, numri i konflikteve të armatosura dhe numri i refugjatëve, 500 milion njerëz jetojnë në kushte jostabile të përshtatshme për krijim të konflikteve, ndërsa mes tyre janë edhe 200 milion njerëz që jetojnë në varfëri.

Indeksi i paqes caktohet sipas 22 rregullave, nga armatimi ushtarak deri te marrëdhëniet me fqinjët dhe përqindja e njerëzve që janë në burgje. Të dhënat mblidhen nga institucione të ndryshme relevante, siç është Instituti ndërkombëtarë për hulumtime strategjike, Banka Botërore dhe disa agjenci tjera të OKB-së. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)