Maqedoni
Referendumi mbahet më 30 shtator, kuvendi miraton vendimin, opozita mungon
30.07.2018 18:10
Kuvendi me 68 vota miratoi vendimin për mbajtjen e referendumit më 30 shtator....

Deputeti I LSDM Tomisllav Tuntev tha se me këtë marrëveshje po shkruajmë historinë e fëmijëve tanë. Marrëveshja me Greqinë nuk do të nënshkruhej sipas tij, nëse kjo nuk do të ishte kusht për anëtarësim në strukturat euroatlantike.
“E di që ky vendim nuk është I lehtë, dhe është çështje serioze dhe e dhimbshme por besoni se BE dhe NATO janë alternative e vetme që e kemi. Në ditën e referendumit qytetarët do të thonë se ku e shohin shtetin: të izoluar, pa perspektivë nën kërcenime të sigurisë, konflikte ndëretnike, të pazhvilluar ekonomikisht, ose dëshirojnë një Maqedoni e cila paraqet partner të barabartë në nivel europian dhe botëror", tha Tomisllav Tuntev, deputet I LSDM-së.
Gjatë votimit munguan deputetët e VMRO-së opozitare të cilët as që elaboruan edhe dy amendamentet e dorëzuara kundër mbajtjes së referendumit. Në fillim të seancës deputeti Nikolla Micevski tha se pyetja në referendum është jo precize dhe manipulon qytetarët.
“Pse pyetja nuk është precise ashtu siç kërkonte VMRO në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e jo qytetarët të hamenden, në pritje të një pune të detyrohen të përgjigjen në pyetje tjetër. Sot kemi inicijativë për referendum I cili pritet të jetë konsultativ që ju të manipuloni me rezultatin", tha Nikolla Micevski, deputet e VMRO-DPMNE-së
Referendumi nuk u mbështet nga Aleanca për Shqipatërt pasi nuk është I obligueshëm. Sela tha se marrëveshja është tendencioze që diskriminon shqiptarët.
“E ardhmja euroatlantike e Maqedonisë duhet të jetë barazia ndërmjet të gjithë qytarëve të saj pa u veçuar asnjë dhe tgë përkëdhelet më shumë një komunitet. Këto tendenca janë më se të rrezikshme. Pyetja në referendum nuk duhej të përfshijë aspak marrrëveshjen por emrin e shtetit", tha Ziadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët.
BDI dhe Lëvizja Besa ftuan qytetarët që të mbështesin Marrëveshjen me Greqinë në referendum.
“Do ta kenë shumë vështirë njëherë të jenë kundër referndumit, do ta kenë vështirë të mos jenë pjesë e procesit të quajtur anëtërësim I Maqedonisë në Nato dhe BE, do ta kenë të ëvshtirë sepse aletrnativa e kësaj do të jenë Moska, alternativë e kësaj është Ankaraja, aletrnativa e kësaj është Pekini. Do të duhen të pozicionohen drejt dhe qartë, këtu të tretë nuk ka", tha Xhevat Ademi, nga BDI
“Lëvizja Besa do ta mbështesë fuqimisht referendumin, do të bëjë thirje që ai të kalojë në mënyrë të suksesshme, madje do të organizojë fushatë për të", tha Rexhep Memedi, nga Lëvizja Besa.
Propozimi për mbajtjen e referendumit u dorëzua nga 69 deputetë. Qytetarët ditën e referendumit do të duhet ti përgjigjen pyetjes: A je për BE dhe NATO duke mbështetur marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.
MERALE ISMAILI
