Sierra Leone, “ Ebola” jashtë kontrollit
Sierra Leone, Guinea dhe Liberia janë vendet më të prekura nga shpërthimi i virusit të ebolës , i cili deri tani ka vrarë më shumë se 800 persona........

Sierra Leone, Guinea dhe Liberia janë vendet më të prekura nga shpërthimi i virusit të ebolës , i cili deri tani ka vrarë më shumë se 800 persona.
Liberia, vendi më i prekur dhe me numrin më të lartë të vdekjeve urdhëroi djegjen e trupave të personave që kanë ndërruar jetë nga Ebola.
Ky vendim u mor pas refuzimit të komuniteteve lokale për të lejuar varrosjen në tokat e tyre. Sierra Leone, në Afrikën Perëndimore nuk ka kapacitetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga virusi vdekjeprurës, ka bërë të ditur një prej anëtarëve të organizatës “Mjekët pa kufij”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të rritur mbështetjen.
Ministria e Shëndetësisë në Sierra Leone nuk mund të përballojë shpërthimin e virusit dhe se është e nevojshme nga organizatat ndërkombëtare të shtojnë ndihmat ndaj vendit afrikan.
Autoritetet shëndetësore thonë se shumë persona të infektuar nuk po marrin ndihmën e nevojshme dhe nuk janë izoluar, duke u kthyer në rrezik për të tjerët.
“Njerëzit të cilët merren me varrosjen e viktimave të shkaktuara nga virusi janë të pambrojtur, duke qenë mjaft të rrezikuar për t’u infektuar. Me mjaft pacientë është e vështirë që të nisësh trajtimet pasi janë të frikësuar”, thonë mjekët .
