Inspektorati shtetërorë shëndetësorë dhe sanitarë, gjendja e rëndë e fëmijëve me diabet, jo si pasojë e gabimit
Gjendja e përkeqësuar e katër fëmijëve të diagnostifikuar me diabet....

Gjendja e përkeqësuar e katër fëmijëve të diagnostifikuar me diabet, të cilët kanë përfunduar në klinikat e Shkupit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë lëshimi apo gabimi mjekësorë, kontastuan nga Isnpektorati Shtëtërorë snanitarë dhe shëndetësorë pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në institucionet shëndetësore ku janë të shtrirë pacientët si në Gjevgjeli, Ohër dhe Sveti Nikollë.
Gjithçka ishtë në rregull në dokumentacionin e vajzës 14 vjeçare e cila për shkak të sasisë së lartë të sheqerit në gjak ndodhet në gjendje kome dhe është hospitalizuar në “Karil”.
“Nga rezultatet e para që i kemi marrë, gjithashtu nga të gjitha të dhënat që i kemi marrë nga ditari elektronik dhe nga kartonat shëndetësorë të fëmijëvë nga mjekët amë, si dhe të dhënat për historinë e sëmundjes në spitalet përkatëse nuk është konstatuar asnjë lloj lëshimi apo gabimi mjekësorë, në lidhje me qëndrimin e mjekëve" – tha Irina Sotirova-Bukhova, nga Inspektorati Shëndetësorë Sanitar.
Përveç këtyre katër rasteve, një tjetër vajzë 9-vjeçare nga Kërçova përfundoi të premten me një klinikë të diabetit. Por drejtori i Klinikës për fëmijë thotë se gjendja nuk është alarmante dhe tek të gjithë pacientët është vepruar në përputhje me protolkollet mjekësore.
"Diabeti “Melitus tipi 1”i cili shfaqet tek fëmijët, është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç'rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës. Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin “Melitus tipi 1” pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive” – u shpreh drejtoresha e klinikës për fëmijë, Katerina Savriq.
Skandalin për fëmijët me diabet e zbuloi Shoqata “Balans MK”, e cila deklaroi se dyshonin se bëhën trajtime joadekuate dhe mos njohje të simtomeve të sëmundjes. Gjatë këtij viti janë regjistruar 34 fëmijë me diabet, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 34 fëmijë të diagnostifikuar me diabet. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
