Sondazhi, britanikët kërkojnë referendum të ri për Brexit
Gjysma e britanikëve mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit....

Gjysma e britanikëve mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit me një marrëveshje që qeveria mund të arrijë me Bashkimin Evropian, apo qëndrim në BE, njoftoi Sky News, duke cituar anketën e saj.
Po sipas këtij sondazhi 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it.
Sipas një ankete të kompanisë "Sky Data" të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t'ia ofrojë BE-së. Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t'i përfshinte alternativat për "marrëveshjen e parashtruar nga qeveria", "largim pa marrëveshje" dhe "ngelje në BE". Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum.
Ndërsa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.
