Osmani, duhet kapur treni Ballkanit për NATO dhe BE
Zv.kryeministri për Çështje Eurointegruese Bujar Osmani ka porositur sot se Maqedonia....

Zv.kryeministri për Çështje Eurointegruese Bujar Osmani ka porositur sot se Maqedonia duhet të kapë trenin historik i cili kalon përmes Ballkanit drejt NATO-s dhe BE-së, për të garantuar ardhmëri më të mirë për të gjithë qytaetarët e vendit.
Osmani nuk la pa përmendur edhe benefitet financiare të cilat vendi i fiton në formë të fondeve që për këtë vit kanë arritur vlerën prej 100 milionë euro, mjete të pakthyeshme ndërsa pritet që kjo vlerë në të ardhmen sidomos vitin e ardhëshëm kur pritet të fillojnë negociatat me BE-në të dyfishohen.
Paqa, stabiliteti dhe vendet e reja të punës mund të vijnë vetëm nëse vendi është i sukseshëm në sferën e saj eurointegruese, ka thënë zv.kryeminisri Bujar Osmani.
