Maqedoni
Gjykata e Apelit, Gruevski nuk merr pjesë në shqyrtimin e ankesës, mbrojtja e Gruevskit kërkon përjashtimin e Janavës
05.09.2018 11:19
Në Gjykatën e Apelit vazhdoi seanca publike për padinë e gjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovski për lëndën “Tank”....

Në seancë nuk mori pjesë Gruevski si dhe avokatët e tij të cilët e kanë njoftuar Gjykatën se nuk kanë mundur të vijnë sepse janë të angazhuar në lëndë të tjera në Gjykatën Penale.
Gjoko Popovski dhe avokati i tij, Sterjo Zikov, erdhën në Gjykatën e Apelit. Në fillim të seancës, gjykatësit informuan se mbrojtja e Gruevskit ka kërkuar përjashtim të prokurores speciale, Katica Janeva. Prokurori, Gavril Bubevski, vërejti se në ligj nuk ka bazë për kërkesë të tillë, pas së cilës ishte dhënë pushim për Këshillin Gjyqësor të vendosë se si do të vazhdojë seanca. Gruevski dhe Popovski para Këshillit Gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi Gruevski dje në konferencën për shtyp në Kuvendin e RM-së nuk do të paraqitet në seancë as ai as avokatët e tij, sepse, siç tha, edhe ashtu vendimi është sjellë politikisht.
Gruevski akuzoi se pushteti po zhvillon persekutim kundër tij, ndërsa gjykatësit janë profesionistë, por punojnë, siç tha, nën presion. Gjykata e Apelit - Shkup në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën për shtyp nga Nikolla Gruevski lidhur me lëndën “Tank”, duke i vlerësuar si gënjeshtra dhe manipulime të ashpra me opinionin.
Në seancën e së premtes gjykatësi raportues e lexoi aktvendimin e shkallës së parë. Gjatë seancës u bënë disa pushime, për shkak të kërkesave të dorëzuara për përjashtim të këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykatësit raportues dhe kryetarit të këshillit gjyqësor nga ana e avokatit, Sterjo Zikov, dhe të dënuarit Nikolla Gruevski.
Të gjithë kërkesat u refuzuan. Në Gjykatën Penale në Shkup për “Tanku”-n po zhvillohet procedurë e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloskës
