Botë

Stuhia e fuqishme në Japoni vret mbi 10 njerëz dhe qindra të plagosur

05.09.2018 12:01

Japonia është goditur mëngjesin e sotëm nga një nga stuhi që rezulton më e forta e 25 viteve të fundit, Typhoon Jebi....

Të paktën 10 vetë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 300 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore në qendrat shëndetësore, sipas burimeve zyrtare.
 
Stuhia goditi pjesën perëndimore të Japonisë, duke përfshirë qytetet e mëdha si Kyoto dhe Osaka, ndërsa është dhënë urdhër evakuimi për rreth 1.2 milionë persona. Fluturimet ajrore, lundrimet detare dhe lëvizja e trenave, janë pezulluar për momentin, ndërsa mijëra persona janë evakuuar nga aeroporti i Osakës.
 
Raportimet më të fundit nga qendrat meteorologjike flasin për erëra që po ulin intensitetin e tyre dhe po spostohen drejt veriut, por kërkohet vëmendje ndaj rrëshqitjes së dherave.