MUNDJE

Elmedin Sejfullau përgatitet për Lojërat Olimpike

06.08.2014 14:49

Prej 16 e deri më 28 gusht, në Nanjing të Kinës do të mbahen Lojërat e dyta Olimpike për kadetë, në të cilat pritet të marrin pjesë 3808 sportistë nga 204 shtete........

Prej 16 e deri më 28 gusht, në Nanjing të Kinës do të mbahen Lojërat e dyta Olimpike për kadetë, në të cilat pritet të marrin pjesë 3808 sportistë nga 204 shtete.

Në mesin e tyre do të jetë edhe Maqedonia, me pesë sportist, njëri prej të cilëve është mundësi i klubit të mundjes Liria, Elmedin Sejfullau.

Fituesi i dyfishtë i medaljeve të bronzta nga kampionatet evropiane, do të jetë atuja kryesore e Maqedonisë, për arritje në këtë veprimtari më të madhe sportive për grupmoshate reja. Sejfullau, në mbikqyren e trajnerit të tij Sedat Baftiu, është duke i zhvilluar përgatitjet në Shkup, para nisjes për në Nanjing.

“Ka mbetur edhe pak prej përgatitjeve dhe edhe pak ditë do të marr pjesë në olimpiadën për kadetë në Kinë. Jam duke e dhënë maksimumin nëpër stërvitje, me ç`rast më ka mbet edhe pak. Kjo është ëndrra e çdo sportisti që të marr pjesë në olimpiadë, ku Zoti ma mundësoi mua këtë. Shpresoj që do të marr medalje atje dhe do të korri sukses”, ka deklaruar Sejfullau.

Me një short të mirë, besoj që mund të vijmë deri te medalja, është shprehur trajneri i Elmedin Sejfullaut, Sedat Baftiu.

“Momentalisht Elmedini është në formë të mirë, nuk ka lëndime dhe shpresojmë që deri në pjesëmarrjen të jetë kështu. Ëndrra e çdo sportisti është të merr pjesë në lojërat olimpike. Këto janë lojërat e dytë për të rinjë dhe besoj që do të jetë një sukses I madh, poqëse arrijmë rezultate të mira atje. Kryesorja është shorti i mirë dhe me një short të mirë, besoj që mund të arrijmë deri te medalja. Elmedini ka treguar luftëra të mira në kampionatet botërore dhe evropiane dhe besoj që edhe atje do të bëj një gjë të tillë”, është shprehur Baftiu.

Ekspedita e Maqedonisë për në Kinë do të niset me 12 gusht, me ç`rast Sejfullau për dy javë përgatitjet do ti vazhdoj aty, para paraqitjes së tij, e cila do të jetë më 27 gusht, në kategorinë deri në 54 kilogram. (Mustafa Ademi, TVM2)