Botë

Sarajevë, policia përleshet me veteranët e luftës

05.09.2018 19:40

Policia në Bosnjë-Hercegovinë u përlesh me qindra veteranë të luftës...

Policia në Bosnjë-Hercegovinë u përlesh me qindra veteranë të luftës, që protestuan në shenjë pakënaqësie me ligjet që i rregullojnë të drejtat e tyre që burojnë nga konflikti i viteve 1992-95.

Policia me mburoja dhe helmeta përdori sprej kundër protestuesve, disa prej të cilëve mbanin flamuj dhe shkopinj.

Mediat lokale thanë se disa persona u plagosën në incidentin në Sarajevë, përpara se situata të qetësohej.

Veteranët e luftës ankohen se paratë e ndara për ta, përfundojnë në xhepat e atyre që nuk kanë luftuar kurrë.

Ata kërkojnë ligje më të rrepta dhe një regjistër të vetëm të luftëtarëve.