Botë

Britania akuzoi dy rusë për helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij

05.09.2018 20:06

Autoritetet britanike emëruan dy rusë për të cilët është ngritur aktakuzë për shkak të helmimit me agjens nervor

Autoritetet britanike emëruan dy rusë për të cilët është ngritur aktakuzë për shkak të helmimit me agjens nervor të ish-spiunit të dyfishtë Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez Solsberi.
 
"Është dhënë urdhër për arrestim. >Të dyshuar janë Aleksandar Petrov dhe Ruslan Boshirov. Ata janë rerth viteve të 40-ta dhe kanë udhëtuar me pasaporta ruse nën identitet të rrejshëm", theksoi shefi i policisë për luftë kundër terrorizmit.
 
Dy rusët përballen me aktakuza për komplot kriminel me qëllim të vrasjes së Skripalit dhe përdorimit të armëve kimike.
 
Sipas Prokurorisë, ata kanë mjaft dëshmi për ngritjen e hetimit kundër dy rusëve.
 
Skripal dhe vajza e tij u helmuan në mars të këtij viti. Ai incident shkaktoi luftë diplomatike mes Britanisë dhe Rusisë sepse Londra zyrtare e akuzoi Moskën për sulmin.
 
Rusia mohon përzierjen në incident./mia