Ibraimi shkëlqen dhe mposhtë Makabin
Agim Ibraimi ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme në ligën e kampionëve pasi në sfidën kualifikuses të javës së tretë kundër Makabi Tel Aviv dy herë u regjistrua në listën e golashënuesve.....

Agim Ibraimi ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme në ligën e kampionëve pasi në sfidën kualifikuses të javës së tretë kundër Makabi Tel Aviv dy herë u regjistrua në listën e golashënuesve.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopulos” në Larnaca të Qipros që përfundoi 2-2 futbollisti shqiptar realizoi dy gola për kampionët e Sllovenisë, i cili për shkak të fitores në shtëpi prej 1-0 i vazhdoi garat në fazën e play-offit.
Ibraimi e shënoi golin e parë në minutën e 36-të, ndërsa të dytin në minutën e 55-të. Golin e dytë e shënoi me kokë. Agim Ibraimi nuk e ka fshehur gëzimin pas dy golave të shënuar, duke dëshiruar që tani të kualifikohen edhe në Ligën e Kampionëve evropian.
“Ndjenja është e mrekullueshme, fantastike. Të gjithë lojtarët kemi punuar shumë për 90 minuta, nga fishkëllima e parë e referit e deri në fund të lojës, pra të gjithë kanë meritat e tyre. Unë gjithashtu jam i lumtur për dy golat e shënuar, por meritat u takojne të gjithëve në ekipin tonë. Ne nuk do të dorëzohemi, besoj se do të jemi në gjendje për të bërë hapin e ardhshëm-të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, tha pas takimit heroi i Mariborit, Agim Ibraimi.
Maribori kundërshtarin e radhës do ta mësoj të premten në Nyon.
