Botë

Policia portugeze ka sekuestruar 840 kilogramë kokainë

05.09.2018 20:35

Policia portugeze në një jahtë në Oqeanin Atlantik ka zbuluar dhe sekuestruar 840 kilogramë kokainë...

Në tre muajt e fundit policia portugeze në det ka sekuestruar më shumë se 10 tonë drogë.
 
Dy burra dhe dy gra që kanë qenë në jahtë dyshohen se kanë kontrabanduar me kokainë nga Karaibet në Evropë.
 
Policia me ndihmën e marinës portugeze dhe forcat ajrore e ka përcjellë jahtin dhe e kanë kapur në afërsi të Ishujve Azorë./mia