Botë
Rusia filloi sulme ajrore mbi Idlibin
05.09.2018 21:05
Rusia ka filluar sulme ajrore mbi infrastrukturën në provincën veriore siriane Idlib...

Rusia ka filluar sulme ajrore mbi infrastrukturën në provincën veriore siriane Idlib, e cila kohëve të fundit është strehimore e madhe e kryengritësve, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Katër aeroplanë ushtarakë rusë kanë sulmuar caqe të ndërlidhura me kryengritësit, duke përfshirë edhe deponë e tyre me armë dhe bazën për lansimin e droneve, ndërsa armata ruse pohon se shënjestrat janë larg lagjeve të banuara. Rusia pohon se me këtë armë kryengritësit i kanë sulmuar bazat ushtarake ruse në Siri.
Rusia për herë të parë ushtarakisht ka intervenuar në Siri në vitin 2015, kur erdhi deri në kthesë në luftën civile siriane në dobi të forcave të presidentit Bashar al Asad.
Në sulmet e djeshme ajrore mbi Idlibin kanë humbur jetën tetë persona./mia
