Maqedoni

Çairit po i rikthehet gjelbërimi, planifikohen edhe 7 hapësira të reja të gjelbërta

06.09.2018 14:50

Komuna e Çairit njihet si komunë e cila ka problem me mungesën e hapësirave të gjelbërta.

Autoritetet kanë filluar të punojnënë këtë drejtim. Për mmentin janë 7 projekte për shndërrimin në hapësira të gjelbërta, të disa vendeve në Cair dhe komuna punon për gjetjen edhe të hapësirave të reja që do të kthehen në gjelbërim.

“Një ndër objektet që do të punohet në Çair është ky pas meje. Është objekt me sipërfaqe 3865 metra katror. Në këtë parcelë do të ndërtohet komplet sistemi i ri i ujitjes dhe hapësirë e re e gjelbrimit”, u shpreh drejtori i NP “Parqet dhe gjelbrimet” Adrijan Muça.

“Kuptohet që çdo iniciativë ne e fillojmë nga qytetarët. Atje lind kërkersa dhe ne jemi ata të cilët si komunë vazhdimisht do t’u përgjigjemi kërkesave të tyre me mundësitë e tona. Ne si komunë e Çairit do të participojmë në vendosjen e materialeve urbane. Aty nënkuptohet ulëset, shportat për mbeturina, këndet e ndryshme të lodrave për fëmijë e kështu me rradhë”, theksoi kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ata u apeluan qytetarëve që të ndijhmojnë në mirëmbajtjen e hapësirave të reja që krijohen për ta.

Komuna në të ardhmen planifikon edhe takime me qytetarët dhe ligjërata për ngritje të vetëdijes për tu kujdesur për ambientin që i rrethon.

ERSAN PAJAZITI