Maqedoni

Stoltenberg : Jemi me ju gjithmonë në momente të vështira

06.09.2018 15:14

Antarësimi në NATO, nuk do të thotë vetëm siguri ushtarake, por edhe ndihmë mes partnerëve të Aleancës sa herë që një vend ka nevojë...

Antarësimi në NATO, nuk do të thotë vetëm siguri ushtarake, por edhe ndihmë mes partnerëve të Aleancës sa herë që një vend ka nevojë, theksoi Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Stajkovc.

Ishin ushtarët e Aleancës ata që iu bashkangjitën dy vite më parë aksioneve të shpëtimit dhe ndihmës, pas vërshimeve që rezultuan me 23 viktima.

Shtëpitë e vërshuara u rindërtuan dhe banorët e Stajkovcit tani po jetojnë ardhmërinë pas përmbytjeve, përkujtoi Stoltenberg, duke potencuar se edhe referendumi është në një farë forme ringritje në këmbë pas momenteve të vështira.

“NATO para dy vjetësh ishte këtu që t’ju ndihmojë. NATO vazhdon të jetë këtu që t’ju ndihmojë edhe më tej. I pashë fotografitë e gjendjes nga vërshimet, por njëkohësisht i pashë edhe fotografitë e ushtarëve të NATO-s , se si ju ndihmuan në tejkalimin e katastrofës. Më vjen mirë që qenka rindërtuar Stajkovci, dhe që shihni në të ardhmen. Tani jeni në një tjetër moment ku ju vetë mund të vendosni për ardhmërinë tuaj”, u shpreh gjenrali i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Komuna e Gazibabës ndau edhe një mirnjohje për ndihmën që ushtarët e NATO-s dhanë në 2016 gjatë vërshimeve.

Stoltenberg pati edhe një tjetër moment emocionues nga qyteti i Shkupit, I cili ka emëruar një rrugë në shenjë nderimi për babait të tij, Torvald Stoltenberg, për ndihmën që i ka dhënë Shkupit gjatë tërmetit të vitit 1963.

“Emërimin e rrugës dhe këtë tabelë ia jap sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që të dijë se ajo çfarë ka bërë babai i tij për këtë qytet, e që asnjëherë nuk do të harrohet", u shpreh kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

“Babai im do të ishte i nderuar për shpalljen e qytetarit të nderit në Shkup dhe jam i sigurt se do të kishte kënaqësi të madhe që një rrugë në Shkup emërohet me emrin e tij”, theksoi Stoltenberg.

Miqësitë mes dy vendeve gjithnjë lindin në moment të vështira por mirnjohjet që u ndanë sot treguan se pikërisht këto miqësi, janë ato që zgjasin shumë.

GYLTENE SINANI